Të shtunën, Shqipëria do të zgjohet nën një qiell me vranësira të dendura që do të shtrihen në të gjithë vendin. Shi i lehtë deri mesatar do të bjerë që në orët e para të mëngjesit, ndërsa përgjatë bregdetit dhe ultësirës perëndimore priten momente me reshje më të forta. Herë pas here mund të ketë edhe shtrëngata me vetëtima që do ta gjallërojnë qiellin. Në zonat e Alpeve dhe në lartësitë mbi 1500 metra në verilindje, moti do të marrë ngjyrat e dimrit me reshje të lehta bore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 16 °C.
/Motilokal.com
