Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në

Një valë e fuqishme të ftohti ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke sjellë temperatura që afrohen me nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë.

Më shumë se 170 milionë amerikanë nga Bostoni deri në Florida po përjetojnë një fillim të pazakontë të dimrit, ndërsa ajri i akullt që vjen nga Kanadaja ka mbuluar vendin nga veriu në jug.

Sipas Qendrës së Parashikimit të Motit FOX Weather, rënia e temperaturave ka nisur që të dielën dhe pritet të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme, duke përfshirë pothuajse të gjitha shtetet kontinentale të SHBA-së.

Meteorologët paralajmërojnë se jugu i vendit, përfshirë edhe Floridën, mund të përjetojë temperatura rekordisht të ulëta. Në Tallahassee, termometrat pritet të zbresin nën zero gradë deri të martën në mëngjes madje më herët se në Nju Jork. Nëse kjo ndodh, do të jetë vala e parë e ngricave që godet Floridën këtë vit.

Sipas ekspertëve, kjo valë ekstreme është pasojë e një çrregullimi atmosferik të fortë që po zbret nga Kanadaja, duke shkaktuar rënie të menjëhershme temperaturash në të gjithë Amerikën Veriore dhe Qendrore.

Në shtetet veriore si Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Nebraska, Iowa dhe Minesota, banorët u zgjuan të dielën me temperatura njëshifrore dhe erëra të ashpra që e bënin ndjesinë e të ftohtit edhe më të fortë.

Vala e të ftohtit shoqërohet me reshje të dendura dëbore, që në disa zona mund të arrijnë mbi 30 centimetra, një nga episodet e para të forta dimërore për këtë sezon.

Duke filluar nga e hëna, ajri i akullt do të zhvendoset drejt lindjes, duke përfshirë edhe zonat e Malit Appalachian. Qytetet Minneapolis, St. Louis, Detroit dhe Pittsburgh pritet të regjistrojnë temperatura rreth -5°C, ndërsa në Atlanta, Dallas dhe Nashville termometrat do të afrohen me 0°C. Erërat e forta, me shpejtësi deri në 50 km/orë, do ta thellojnë edhe më shumë ndjesinë e të ftohtit ekstrem.

/Motilokal.com