Një nga shpendët më mbresëlënës të qiellit tonë, shkaba është simbol i madhështisë së faunës malore. Me një trup që arrin 93–110 cm, peshë prej 6 deri në 10 kilogramë dhe hapje krahësh deri në 2.7 metra, ajo është ndër zogjtë më të mëdhenj grabitqarë në Evropë.
Shkabat ushqehen kryesisht me kafshë të ngordhura, duke pastruar mjedisin dhe mbajtur ekuilibrin natyror. Jetojnë në zona të hapura si kullota malore e shkëmbinj të thepisur, nga niveli i detit deri në rreth 3000 metra lartësi. Në botë, ky lloj është i përhapur nga Afrika Veriperëndimore e deri në Azinë Qendrore, ndërsa në Kosovë sot është evidentuar vetëm në Restelicë.
Disa të dhëna të përgjithshme të Shkabës nga Libri i Kuq i Faunës:
Madhësia e këtij lloji është 93–110 cm, pesha 6000–10000 g, kurse hapja e krahëve është 234–270 cm. Disa popullata janë shtegtare, kurse disa të tjera janë rezidente. Ushqehen kryesisht me mbeturinat e vdekura të gjitarëve të mëdhenj.
Lloji i habitatit: 4. Kullosa (4.4. Kullosa të klimës mesatare); 6. Zona shkëmbore (p.sh., shkëmbinj kontinentalë, maja malore). Ky është një lloj i vendeve të hapura në mjedise të ndryshme, që nga zonat malore deri në gjysmëshkretëtira. Haset nga niveli i detit deri në rreth 3000 m lartësi mbidetare.
Afrika veriperëndimore, Gadishulli Iberik, Franca Jugore drejt pellgut të Mesdheut (përfshirë Majorkën, Sardinian, Kretën dhe Qipron), Ballkani, Turqia, Lindja e Mesme, Arabia dhe Irani drejt Pamirit dhe Kazakistanit Jugor dhe Lindor.
Përhapja në Kosovë: Restelicë
Ky lloj vlerësohet si: Skajshmërisht i Rrezikuar, sepse dikur i pranishëm përgjatë tërë vendit, sot popullata e tij është shumë e kufizuar. Numri i individëve të rritur është ≤ 50.
Lista e kërcënimeve: 2 Bujqësia dhe akuakultura (2.3 Blegtoria dhe fermat: 2.3.2 Kullotja e vogël, fermat ose bujqësia); 3 Prodhimi dhe minierat e energjisë (3.3 Energjia e ripërtërishme); 4 Korridoret e transportit dhe shërbimeve (4.2 Linjat e shërbimeve); 5 Përdorimi i burimeve biologjike (5.1 Gjuetia dhe mbledhja e kafshëve tokësore: 5.1.1 Përdorimi i qëllimshëm (lloji që vlerësohet nuk është i synuar); 5.1.3 Persekutimi/kontrolli); 12 Opsione të tjera. (12.1 Kërcënim tjetër (helmimi).
Masat ekzistuese mbrojtëse
Lloji është i mbrojtur në Kosovë (Udhëzim Administrativ Nr. 18/2012 Për Shpalljen e Llojeve të Egra të Mbrojtura dhe Strikt të Mbrojtura).
Masat e nevojshme mbrojtëse
Veprimet e nevojshme për konservim: 1. Mbrojtja e tokës/ujit (1.1 Mbrojtja e lokalitetit/zonës, 1.2 Mbrojtja e resurseve dhe habitateve). 2. Menaxhimi i tokës/ujit (2.1 Menaxhimi i lokalitetit/zonës); 5 Ligji dhe politika (5.4 Pajtueshmëria dhe zbatimi).
Hulumtimi i nevojshëm: 1. Hulumtimi (1.2 Madhësia, përhapja dhe trendët e popullatës, 1.3 Historia e jetës dhe ekologjia); 3. Monitorimi (3.1 Trendët e popullatës, 3.4 Trendët e habitatit). Ky lloj ka mundësi të rikuperohet në qoftë se mbrohet në mënyrë efektive, duke i siguruar qasje në burime të ushqimit.
/Motilokal.com
