Mësoni si do të mbajë moti të mërkurën në Kosovë

Mësoni si do të mbajë moti të mërkurën në Kosovë

Të mërkurën në Kosovë pritet mot me diell dhe kthjellime. Në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në ultësira, mund të shfaqet mjegull, e cila do të zhduket gradualisht deri në mesditë. Mëngjesi dhe nata do të jenë të ftohta.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 3°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 13°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com