
Mot tipik pranverore me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë sot dhe nesër, ndërsa nga e mërkura do të kemi mot të vranët dhe me shi.
Dita e hënë do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 14 deri në 21 °C.
Ndërsa të martën do të kemi mot pothuajse të kthjellët paradite, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 22 °C.
E mërkura do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 13 deri në 20 °C. /Motilokal.com