Java e fundit e prillit me mot të ndryshueshëm, priten edhe reshje shiu në Kosovë

Java e fundit e prillit me mot të ndryshueshëm, priten edhe reshje shiu në Kosovë

Java e fundit e prillit do të jetë me mot të ndryshueshëm, priten edhe reshje lokale shiu. Dita e sotme do të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht me diell. Reshje lokale shiu pritet të ketë rreth viseve malore të shoqëruara me bubullimë.

Temperaturat për ditën e hëne do të lëvizin nga 8 deri në 18 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të lindjes dhe verilindjes.

Dita e marte do të mbajë me mot të kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 11 deri në 21 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Ndërsa të mërkurën do të kemi mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 20 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com