Automjetet e prodhuara pas 22 shtatorit 2024 duhet të kenë të ndezura dritat ditore dhe dritat pozicionale edhe gjatë ditës. Ky ndryshim është futur pa shumë zhurmë, pasi BE-ja nuk ka bërë ndonjë njoftim të veçantë për të.
Me rregullat e reja, dritat e pasme do të jenë të ndezura pothuajse gjatë gjithë ditës. Ato duhet të funksionojnë sa herë që ndriçimi është mes 1000 dhe 7000 luksesh, pra në shumicën e ditëve normale me diell ose re. Nëse ndriçimi bie nën 1000 luksa, automjeti duhet të kalojë në dritat e shkurtra.
Modelet që janë homologuar para 22 shtatorit 2024 mund të vazhdojnë të qarkullojnë pa dritat e pasme të ndezura gjatë ditës. Megjithatë, ka propozime që pas vitit 2027 të ndalohet shitja e veturave të reja që nuk i kanë këto drita aktive.
Ky ndryshim është i arsyeshëm, sepse deri tani dritat ditore ndriçonin vetëm pjesën e përparme dhe pjesa e pasme shpesh mbetej në errësirë, gjë që rritte rrezikun në trafik.
/Motilokal.com
