Një studim nga Norvegjia tregon se një dush i shkurtër me ujë të ftohtë në mëngjes mund t’ju ndryshojë gjithë ditën. Pjesëmarrësit thanë se pas vetëm pak minutash ndiheshin më energjikë, më të përqendruar dhe me humor më të mirë.
Ekspertët shpjegojnë se uji i ftohtë nxit qarkullimin, rrit endorfinat dhe i jep një shtysë mbrojtjes natyrale të trupit.
Për shumë njerëz, kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe pa kosto për të larguar lodhjen dhe për të rikthyer motivimin.
Mjekët këshillojnë të fillohet ngadalë, me ujë të vakët, e më pas të ulet temperatura që trupi të mësohet pa u stresuar.
/Motilokal.com
