Kur vjen i ftohti, të gjithë biem më lehtë pre e ftohjeve, virozave dhe gripit. Sidomos ata që punojnë në ambiente me shumë njerëz ose kujdesen për fëmijë të vegjël që marrin çdo mikrob pa e menduar dy herë.
Megjithatë, një mjeke e ndihmës së parë ka treguar se ka mënyra të thjeshta për të mbajtur veten dhe familjen larg virozave gjatë vjeshtës dhe dimrit. Ella, e cila është mjaft aktive në TikTok, ka ndarë tre zakone që i zbaton çdo ditë.
Këshilla e parë: ajrosja. Hapni dritaret për pak minuta çdo mëngjes. Sipas saj, ajri i ndenjur mban viruset pezull dhe një rrymë e mirë freskie e pastron menjëherë hapësirën. Disa minuta janë të mjaftueshme që ambienti të marrë frymë.
Këshilla e dytë: larja e duarve. Ajo e thotë troç që shumë njerëz e neglizhojnë këtë gjë. Pasi prekni sipërfaqe të ndryshme dhe sidomos pasi shkoni në tualet, larja e duarve është mbrojtja më e thjeshtë ndaj virozave të stinës.
Këshilla e tretë: ushqimi i mirë. Ajo kujton se pjesa më e madhe e imunitetit varet nga zorrët. Një pjatë e ekuilibruar, vitamina dhe minerale mjaftojnë për t’i dhënë trupit forcën që i duhet për t’u mbrojtur.
Sipas saj, këto tre zakone të vogla bëjnë ndryshim të madh gjatë muajve të ftohtë.
/Motilokal.com
