Edhe pse është e vështirë t’u rezistosh patateve të skuqura të nxehta dhe krokante, të sapo nxjerra nga friteza, teprimi me këtë pjatë të preferuar mund të ketë pasoja serioze.
Konkretisht, njerëzit që hanë patate të skuqura tri herë në javë kanë deri në 20 për qind rrezik më të lartë për të zhvilluar diabetin e tipit 2, ndërsa ky rrezik rritet më tej për ata që konsumojnë patate të skuqura pesë herë në javë.
Megjithatë, rreziku nuk vlen për mënyrat e tjera të përgatitjes së patateve. Patatet e ziera, të pjekura në furrë ose të shtypura nuk treguan efektet negative që lidhen me versionin e skuqur, gjë që tregon qartë se sa shumë ndikon metoda e përgatitjes në shëndet.
Gjithashtu, zëvendësimi i disa racione patatesh në javë me drithëra të plota mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të diabetit, duke theksuar më tej rëndësinë e bërjes së zgjedhjeve të duhura ushqimore në dietën tuaj të përditshme.
Si kujtesë, Dita Botërore e Diabetit festohet sot. Ajo u krijua në vitin 1991 në përgjigje të shqetësimit në rritje në lidhje me kërcënimin shëndetësor dhe ekonomik që paraqet kjo sëmundje, dhe në vitin 2006 u bë një ditë zyrtare e Kombeve të Bashkuara. Simboli i festimit është rrethi blu, një shenjë e unitetit dhe luftës globale kundër diabetit.
/Motilokal.com
