Mësoni si do të mbajë moti të shtunën në Kosovë

Mësoni si do të mbajë moti të shtunën në Kosovë

Moti të shtunën në Kosovë parashihet me diell dhe kthjellime. Në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në ultësira, mund të shfaqet mjegulla, e cila do të zhduket gradualisht deri në mesditë. Mëngjesi dhe nata do të jenë të ftohta, ndërsa mesdita më ngrohtë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 4°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 14°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com