Moti të dielën në Kosovë parashihet me kthjellime dhe vranësira. Në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në ultësira, mund të shfaqet mjegulla, e cila do të zhduket gradualisht deri në mesditë. Mëngjesi dhe nata do të jenë të ftohta, ndërsa mesdita më ngrohtë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 5°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 14°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
