Stuhia Claudia shkatërron Evropën Perëndimore: Tre të vdekur në Portugali

Stuhia Claudia shkatërron Evropën Perëndimore: Tre të vdekur në Portugali

Stuhia Claudia goditi Evropën Perëndimore këtë fundjavë, duke vrarë tre persona në Portugali dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Portugalia dhe pjesë të Spanjës fqinje po përballen me kushte ekstreme të shkaktuara nga stuhia Claudia, e cila arriti në pjesë të Britanisë së Madhe dhe Irlandës të shtunën.

Në Britaninë e Madhe, ekipet e shpëtimit organizuan evakuime për shkak të përmbytjeve të mëdha në Uells dhe Angli.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Uellsit të Jugut tha se po kryente kontrolle shpëtimi, evakuimi dhe mirëqenieje.

“Stuhia Claudia shkaktoi përmbytje të konsiderueshme në disa pjesë të Uellsit gjatë natës, të cilat vazhdojnë të prekin shtëpitë, bizneset, infrastrukturën e transportit dhe energjisë”, tha një zëdhënës i Qeverisë Uellsiane.

Pamjet ajrore treguan përmbytje të përhapura në Monmouth, me ujë që përmbyti qendrën e qytetit dhe zonat e banuara pasi një lumë aty pranë doli nga shtrati gjatë natës.

Të enjten, ekipet e shpëtimit gjetën trupat e një çifti të moshuarish në shtëpinë e tyre të përmbytur në Fernao Ferra të Portugalisë.

Të shtunën, një tornado goditi Albufeiran në jug të Portugalisë, duke plagosur dhjetë persona. Videot e publikuara në internet tregojnë se si tornado dëmton dhe shkatërron karvanët në kamp, ku, sipas komandantit rajonal të mbrojtjes civile Vitor Vaz Pinto, një grua 85-vjeçare britanike u vra.

Njëzet e tetë persona u plagosën në një hotel aty pranë. Shërbimi meteorologjik IPMA i Portugalisë e ka vendosur të gjithë Algarven dhe rrethet e Bejas dhe Setubalit në alarm të verdhë, niveli i dytë më i lartë i alarmit.

/Motilokal.com