Mësoni si do të mbajë moti këtë fillim jave në Shqipëri

Mësoni si do të mbajë moti këtë fillim jave në Shqipëri

Të hënën në Shqipëri pritet një ditë e përzier. Mëngjesi nis me kthjellime, por nga mesdita vranësirat shtohen. Zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore marrin reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e vendit përjeton reshje më të lehta dhe të shpërndara.

Dita e martë sjell një tablo më të rënduar. Vranësirat mbizotërojnë dhe shiu bie më i dendur gjatë ditës.

E njëjta situatë vazhdon edhe të mërkurën, me mot nën vranësira dhe reshje të vazhdueshme shiu.

/Motilokal.com