Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë datave 18–19 nëntor 2025 priten reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat në disa zona mund të jenë të intensitetit të lartë dhe të shkaktojnë vërshime të shpejta.
Sipas të dhënave, reshjet do të fillojnë gjatë mbrëmjes së 17 nëntorit në pjesën perëndimore të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë tërë territorin e Kosovës. Intensiteti i reshjeve pritet të jetë mesatar, ndërsa lokalisht do të jetë intensiv.
Zonat më të prekura parashikohen të jenë rrjedhat e mesme dhe të poshtme të Drinit të Bardhë, Bistricës së Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit, si dhe disa rrjedha me karakter malor.
Instituti ka shpallur nivel portokalli të paralajmërimit, duke njoftuar se sasia e reshjeve mund të kalojë 40 l/m² brenda 24 orëve. Kjo gjendje mund të shkaktojë përmbytje, probleme në aktivitetet bujqësore, pengesa në trafikun rrugor, rrëshqitje dhe balte. Po ashtu, rrezikohet jeta e njerëzve dhe kafshëve dhe mund të ketë dëmtime të pronës.
Instituti kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë periudhës së paralajmëruar të reshjeve intensive.
/Motilokal.com
