Të martën në Shqipëri pritet mot me vranësira dhe reshje të dendura shiu në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ndodhin vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheut. Në zonat urbane të këtyre qarqeve, reshjet e dendura mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara, varësisht nga gjendja e kanalizimeve.
Intensiteti i lartë i reshjeve gjatë ditëve në vijim do të rrisë prurjet në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, si Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 15 °C.
/Motilokal.com
