Të martën Kosova futet nën një mot të rënduar. Re të dendura mbulojnë shumicën e vendit dhe shiu paraqitet herë pas here gjatë ditës me intesitet të lartë dhe mesatar të shoqëruar edhe me bubullima. Mbrëmja pritet të sjellë reshje më të forta në disa zona, bashkë me bubullima. Ka gjasa që disa lumenj të rritin nivelin dhe të krijohen vërshime të shpejta në pika të ndjeshme.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 5°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 8°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
