Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 18 dhe 19 nëntor pritet një periudhë me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit. Intensiteti i lartë mund të sjellë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në disa lokalitete.
Institucioni thotë se ka aktivizuar të gjitha mekanizmat për menaxhimin e situatës dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet përgjegjëse në terren.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të shmangin zonat që paraqesin rrezik dhe të raportojnë çdo rast emergjent në numrin 112.
/Motilokal.com
