Erëra e forta trazojnë trafikun ajror në Shkup, dy aeroplanë detyrohen të aterojnë në Prishtinë

Erëra e forta trazojnë trafikun ajror në Shkup, dy aeroplanë detyrohen të aterojnë në Prishtinë

Një stuhi e fuqishme me erëra jugore ka goditur zonën e Shkupit dhe ka krijuar vështirësi serioze në trafikun ajror. Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se dy aeroplanë janë detyruar të devijojnë dhe kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës. Dy mjete të tjera ajrore po qëndrojnë ende në ajër deri në marrjen e udhëzimeve të sigurta për ulje.

Sipas QMK-së, situata është ende e paqëndrueshme, ndërsa ekipet e kontrollit të fluturimeve po punojnë për të menaxhuar trafikun dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.

/Motilokal.com