Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se gjatë datave 18–19 nëntor priten reshje të dendura shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të jenë me intensitet të lartë në disa zona të vendit dhe mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara.
Ekipet e emergjencës të komunës janë në terren dhe monitorojnë situatën, duke u përgatitur për ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.
Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, të shmangin zonat e rrezikuara dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor.
/Motilokal.com
