Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve që kanë nisur gjatë orëve të fundit. Në disa segmente rrugore ka prezencë uji, duke rritur rrezikun për humbje kontrolli dhe aksidente.
Në komunikatë kërkohet që shoferët të ulin shpejtësinë, ta përshtatin lëvizjen me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, si dhe të mbajnë distancë më të madhe sigurie. Po ashtu, bëhet thirrje për ngadalësim në zonat ku uji është mbledhur mbi asfalt.
Qëllimi i apelit është i qartë. Të shmanget çdo rrezik dhe të sigurohet qarkullim sa më i sigurt për të gjithë.
/Motilokal.com
