Rrezik nga vërshimet, KRU "Prishtina" del me apel për qytetarët

Rrezik nga vërshimet, KRU "Prishtina" del me apel për qytetarët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton se, bazuar në parashikimet e motit dhe rritjen e prurjeve, zonat e ulëta dhe hapësirat pranë lumenjve mund të përballen me rrezik të shtuar vërshimesh gjatë orëve në vijim.

Qytetarëve u kërkohet të shmangin lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave, të mos parkojnë në zona të rrezikuara dhe të sigurojnë bodrumet ose hapësirat e brendshme që mund të preken nga depërtimi i ujit.

KRU Prishtina thotë se ekipet teknike dhe operacionale janë në gatishmëri për të reaguar ndaj çdo nevoje të konsumatorëve.

Njoftimi vjen edhe pas apelit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, e cila paralajmëron rritje të mundshme të vërshimeve dhe përmbytjeve në dy ditët e ardhshme, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

/Motilokal.com