Reshjet e fuqishme që nisën pas mesnatës e kanë vënë Lezhën nën presion. Zonat urbane janë goditur më shumë, ku kanalizimet nuk kanë përballuar dot sasinë e madhe të ujit. Ndër blloqet më të prekura është “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, ku janë përmbytur rreth 11.2 hektarë.
Uji ka arritur afro 40 centimetra dhe ka bllokuar hyrjet e pallateve. Lëvizja nëpër këmbë apo me makinë është bërë e vështirë. Probleme janë shfaqur edhe përgjatë aksit Lezhë Shëngjin, ku disa segmente janë nën ujë.
Në disa zona ka mungesë energjie për shkak të motit. Shërbimet publike janë në terren dhe po punojnë për të kthyer normalitetin.
/Motilokal.com
