Paralajmërim për vërshime, mësimi në Prishtinë anulohet për sot

Paralajmërim për vërshime, mësimi në Prishtinë anulohet për sot

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se procesi mësimor në të gjitha shkollat e qytetit anulohet për ditën e sotme, si masë parandaluese ndaj rrezikut të shtuar për vërshime.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, vendimi është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe vështirësive në komunikacion. Anulimi i mësimit është koordinuar me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët e shkollave, si dhe me Kryetarin e Kryeqytetit.

Ky vendim ka për qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe është një masë preventive ndaj rrezikut nga vërshimet.


/Motilokal.com