Si pasojë e erës së fortë gjatë natës, në qytetin e Vlorës kanë rënë disa pemë, kryesisht në zonat e “Skelës” dhe të “Pyllit të Sodës”.
Qarkullimi ka hasur vështirësi, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimet publike po punojnë për largimin e pemëve dhe hapjen e plotë të rrugëve.
Derisa reshjet kanë vazhduar, nuk janë raportuar probleme në akset e qytetit, të cilat kanë pasur një intensitet mesatar.
/Motilokal.com
