Reshje të dendura shiu në Prizren, të gjitha ekipet komunale në gatishmëri

Reshje të dendura shiu në Prizren, të gjitha ekipet komunale në gatishmëri

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton qytetarët se pas paralajmërimeve të IHMK-së për reshje të dendura dhe rrezik për vërshime të shpejta, Komuna ka aktivizuar Shtabin Emergjent.

Shtabi monitoron situatën në kohë reale dhe ka vënë në gatishmëri të gjitha ekipet komunale, zjarrfikësit, shërbimet teknike dhe Njësinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Qytetarët apelohen të tregojnë kujdes të shtuar, duke:

• shmangur qarkullimin pranë lumenjve dhe zonave të ulëta

• raportuar çdo situatë të rrezikshme

• ndjekur njoftimet dhe rekomandimet zyrtare

Kryetari Totaj siguron se ekipet janë në terren dhe apelon për vëmendje, kujdes dhe solidaritet për tejkalimin e situatës.

/Motilokal.com