Situata në Mat del jashtë kontrollit, një familje me shtatë anëtarë evakuohet nga shtëpia e përmbytur

Situata në Mat del jashtë kontrollit, një familje me shtatë anëtarë evakuohet nga shtëpia e përmbytur

Situata në Bashkinë Mat është përkeqësuar rëndë pas reshjeve të forta të orëve të fundit. Në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur dhe familja është larguar me kohë nga ekipet e emergjencës. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe mjetet e nevojshme për të nxjerrë ujin dhe për të shmangur përhapjen e dëmeve.

Probleme ka edhe në rrugën nacionale Burrel Skuraj ku në disa pjesë kanë rënë gurë dhe po rrezikojnë lëvizjen e automjeteve. Situata është e vështirë edhe në Bashkinë Dibër ku disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Pa furnizim janë njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë e Arras Fushë Çidhën.

/Motilokal.com