Të mërkurën, në Shqipëri pritet mot me vranësira dhe reshje të dendura në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ndodhin vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara.
Rreziku për përmbytje do të jetë i shtuar edhe në lumenjtë Drinos dhe Bistricë. Intensiteti i lartë i reshjeve në ditët në vijim pritet të shkaktojë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm: Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 16 °C.
/Motilokal.com
