Gjirokastra dhe dhjetëra fshatra pa energji pas motit të keq

Gjirokastra dhe dhjetëra fshatra pa energji pas motit të keq

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po përballen me mungesë energjie. Motet e këqija kanë dëmtuar disa linja në zonat malore, duke krijuar probleme në sistemin e shpërndarjes. Burime nga OSHEE thanë se dëmet kanë prekur edhe fiderët që furnizojnë fshatrat me rrjetin energjetik.

Ndërprerjet nuk i kanë shpëtuar as qytetit të Gjirokastrës. Në lagjet e sipërme ka pasur mungesë energjie që mbrëmë dhe situata vazhdon edhe sot.

Më të prekura mbeten zonat që janë pa energji për më shumë se 12 orë, përfshirë njësitë administrative të Lopësit e Kurveleshit në Tepelenë, Krahësin, Luftinjen dhe Qesaratin në Memaliaj, si edhe Zagorinë, Picarin, Lazaratin, Dropullin dhe Lunxherinë në Gjirokastër.

Ekipet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për të riparuar dëmet që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në rrjet.

/Motilokal.com