Të enjten, në Shqipëri pritet një ditë me vranësira dhe shi me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të paraqiten përmbytje të lokalizuara. Prurjet e lumenjve Shkumbin dhe Seman pritet të rriten gjatë dy ditëve në vazhdim.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
