Veprim heroik i Policisë së Kosovës në Gjilan, dy të moshuar shpëtohen nga përmbytjet

Veprim heroik i Policisë së Kosovës në Gjilan, dy të moshuar shpëtohen nga përmbytjet

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan janë angazhuar menjëherë pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në qytet.

Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë shpëtuar dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Reagimi i tyre i shpejtë dhe profesional ka bërë të mundur shmangien e pasojave më të rënda dhe mbrojtjen e dy jetëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thekson se mbetet pranë qytetarëve në çdo rrethanë, me përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë, duke reaguar me kujdes dhe përgjegjësi sa herë që paraqitet nevoja.


/Motilokal.com