Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë kaos, lumi rrëmben dhjetëra vetura në Budva

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë kaos, lumi rrëmben dhjetëra vetura në Budva

Reshjet e forta në Budva kanë sjellë përmbytje të menjëhershme gjatë orëve të fundit. Mediat vendase raportojnë se uji ka marrë me vete dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e thatë të lumit në qendër të qytetit. Në pamjet që qarkullojnë duket qartë se niveli i ujit ngrihet me shpejtësi dhe rrëmben gjithçka që gjen përpara.

Kjo hapësirë përdoret prej vitesh si parking i madh, sepse në Budva mungojnë vendet e parkimit dhe qyteti është mbushur me ndërtesa të reja. Përmbytjet kanë goditur edhe disa lagje të tjera, ku rrugët janë kthyer në rrjedha uji dhe qarkullimi është thuajse i pamundur.

Banorët thonë se ndërtimet e shumta kanë bllokuar kanalet e vjetra të ujërave të shiut, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.


/Motilokal.com