Ç’mot pritet të premten në Shqipëri

Ç’mot pritet të premten në Shqipëri

Të premten pritet një ditë e mbushur me re në gjithë Shqipërinë. Shiu nis herët, me ritëm të lehtë deri mesatar në shumicën e zonave, ndërsa jugu mund të përballet me rënie më të forta dhe episode me bubullima. Gjatë ditës shiu vazhdon me ndërprerje, kryesisht i butë, por në veriperëndim dhe jugperëndim mund të shfaqet më i dendur. Lart në Alpe dhe në zonat lindore moti kthehet në borë, kryesisht i lehtë, me ndonjë periudhë më intensive.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 18 °C.

/Motilokal.com