Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se reshjet e fundit kanë rritur nivelin e ujit në dy liqenet furnizuese. Në Badovc niveli është ngritur me rreth 1.3 metra, ndërsa në Batllavë me 1.4 metra brenda dy ditëve. Kjo ka sjellë turbullira dhe vështirësi të përkohshme në trajtimin e ujit.
Sipas kompanisë, situata sot është stabilizuar dhe proceset teknike po kthehen në normalitet. Gjatë ditës pritet që furnizimi me ujë të rikthehet plotësisht në të gjitha zonat që janë prekur.
/Motilokal.com
