Reshjet e forta kanë rënduar gjendjen e rrugëve në zonat rurale të Maliqit dhe Pogradecit. Qarkullimi është vështirësuar dhe dhjetëra banorë janë izoluar.
Në fshatin Dushar rreth 30 familje kanë mbetur të bllokuara, pasi rruga është bërë e pakalueshme. Për një emergjencë, banorët janë detyruar ta hapin vetë përkohësisht rrugën.
Probleme të shumta raportohen edhe në njësinë Dardhas. Në Stropckë një lagje është bllokuar nga një shembje. Në vetë Dardhas ka gërryerje dhe shembje të rrugës, duke izoluar gati 6 fshatra të Gorës. Në Dërdushë është bllokuar një përrua, ndërsa në Osnat ura pranë lumit nuk kalon dot dhe në dalje të fshatit ka rrëshqitje dherash. Edhe në Niçë ura është bllokuar nga prurjet. Në Stërkanj rruga është dëmtuar rëndë dhe kalimi bëhet vetëm me mjete të rënda.
Në Proptisht kërkohet ndërhyrje me fadromë për hapjen e rrugëve në disa fshatra, ndërsa në Çërravë rruga që lidh Çërravën me Lumasin ka nevojë për qarkullim pasi qarkullimi është tepër i vështirë.
Situata mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
/Motilokal.com
