Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim me nivel të verdhë për reshje të dendura dhe rrezik të mundshëm vërshimesh në disa rajone.
Sipas njoftimit, situata do të përkeqësohet nga mbrëmja e së shtunës. Lumenjtë aktualisht kanë rënë, por reshjet e pritura, sidomos në lindje (Pellgu i Moravës së Binçës), mund të rrisin prurjet e ujit nga zonat malore dhe të shkaktojnë vërshime, veçanërisht në lumin Morava e Binçës dhe degën e saj kryesore, Kriva Reka.
Situata e ngjashme mund të shfaqet edhe në pjesën veri-lindore (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit).
Instituti këshillon kujdes dhe qëndrimin të informuar për kushtet meteorologjike. Fenomenet e pritura nuk janë të pazakonta, por duhet të shmangni rreziqet e panevojshme gjatë aktiviteteve jashtë.

/Motilokal.com
Foto: Arian Mavriqi
