Të hënën moti në Shqipëri do të jetë i ndryshueshëm. Paraditja kalon me kthjellime dhe vranësira, ndërsa pasdite rikthehen reshjet e shiut në zonat veriperëndimore dhe perëndimore me intensitet të dobët. Në Alpe, gjatë pasdites dhe mbrëmjes priten reshje të lehta bore.
Të martën mbizotëron mot më i mbyllur, me reshje shiu që shtohen sidomos drejt pasdites dhe mbrëmjes.
E mërkura vijon me të njëjtën prirje. Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës, pa ndonjë përmirësim të dukshëm.
/Motilokal.com
