Zjarret në Amazonë një katastrofë mjedisore [Foto]

Zjarret në Amazonë një katastrofë mjedisore [Foto]

Derisa zjarret po përhapen në pyllin e Amazonës me një shpejtësi rekord, ku janë djegur një numër i madh i pemëve por edhe i kafshëve të pyllit.

Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë në Brazil, ka thënë se zjarri në hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të këtij shteti ka shënuar shifra rekorde këtë vit dhe është më i larti që nga viti 2010.

Një zjarr i madh duke u përhapur pranë një fermë përgjatë autostradës në komunën Nova Santa Helena në shtetin brazilian Mato Grosso.

Neri dos Santos shikon djegien e fermës ku punon në Nova Santa Helena.

Një punëtor dhe shoku i tij shikojnë zjarrin i cili përhapet në një fermë pranë autostradës Nova Santa Helena.

Një gjarpër duke kaluar në pyjet e djegur të Amazonës në Porto Velho në shtetin e Rondônia.

Një kafshë e ngordhur në Porto Velho.

Tymi i madh nga zjarri në Novo Progresso në shtetin Pará.

Një pjesë e pyjeve të shiut Amazon është shkatërruar nga zjarret në Porto Velho.

Fermeri brazilian Aurelio Andrade duke ecur në zonën e djegur afër Porto Velho.

Një avion C-130 Hercules hedh ujë në përpjekje për të luftuar zjarret.

Një avion luftarak brazilian hedh ujë në pyjet e djegura.

Tym i madh në pyjet e Amazonës në Altamira të shtetit Pará.

Zjarrfikësit duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin në pyllin kombëtar Jacundá afër qytetit të Porto Velho.

Një pamje nga qielli tregon për përhapjen e zjarreve në Porto Velho.

Zjarret në Amazonë këtë muaj arritën më shumë se 26,000 - shifra më e lartë se e gushtit të vitit 2010.

Amazona thith sasi të mëdha të dioksidit të karbonit dhe është jetik në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Banorët autoktonë të fisit Mura analizojnë shkatërrimin në një zonë të shpyllëzuar pranë Humaitá në shtetin e Amazonas.

Një pamje nga qielli ku shihet një punishte ilegale e prerjes së drunjve në Humaitá.

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj / Motilokal.com