Dimri po troket dhe bashkë me të edhe sfida e njohur e mëngjesit e xhamave të mjegulluar të veturave. Jo vetëm që pengojnë dukshmërinë dhe rrisin rrezikun e aksidenteve, por fshirja e vazhdueshme e xhamave është kohë-humbëse dhe bezdisëse për çdo shofer.
Për fat të mirë, ekzistojnë truke të thjeshta që mund t'ju ndihmojnë të hiqni qafe këtë problem bezdisës dhe ta bëjnë vozitjen e përditshme më të lehtë.
Një metodë efektive është përdorimi i shkumës së rrojës. Vendosni një shtresë të hollë shkume në xham, pastaj fërkojeni mirë me një peshqir letre derisa të zhduket teprica. Ky truk zvogëlon kondensimin dhe gjithashtu funksionon shumë mirë në pasqyrat e banjës, ku parandalon mjegullimin pas dushit.
Një tjetër truk është të përdorni çorape të vjetra të mbushura me mbeturina për macet. Lidhini çorapet dhe vendosini në veturë, rëra do të thithë lagështinë dhe do të zvogëlojë ndjeshëm sasinë e lagështisë në automjet.
Gjithashtu, spreji kundër mjegullës, i cili mund të gjendet në farmaci, është i lehtë për t’u aplikuar në syze dhe ofron mbrojtje afatgjatë pa mjegullim.
/Motilokal.com
