Ekzistojnë shumë mendime mbi mirëmbajtjen e veturës gjatë dimrit. Disa këshilla sugjerojnë larjen sa më shpesh, ndërsa të tjerët këshillojnë të shmanget larja automatike për të ruajtur ngjyrën.
Në fakt, vetura mund të lahet po aq shpesh sa gjatë verës. Në dimër, lajeni kur ndjeni se larja është e nevojshme për mirëmbajtjen e saj.
Papastërtia dimërore si balta agresive ose kripa, është jashtëzakonisht korrozive për sipërfaqet e dëmtuara nga gërvishtjet ose plasaritjet e bojës, por sipërfaqet e paprekura të ngjyrës zakonisht përballojnë mirë depozitat e papastërtisë.
Nënstruktura e veturës zakonisht nuk ka probleme serioze me korrozionin. Me vulat e fabrikuara, mbrojtjen e përmirësuar të pjesës së poshtme dhe metalin e galvanizuar, rreziku është më i madh vetëm për veturat e vjetra.
Kur temperaturat bien nën -10°C, duhet të shmangni shokun termik: uji i ngrohtë nga larja automatike mund të dëmtojë pjesët e veturës të ekspozuara në të ftohtin e fortë. Kjo shton stres termik mbi sipërfaqet e dëmtuara të ngjyrës.
Para çdo larjeje automatike, hiqni borën dhe akullin. Gërvishtjet nga akulli mund të dëmtojnë ngjyrën.
Gjatë dimrit, larja e thjeshtë është e mjaftueshme. E rëndësishme është që vetura të shpërlahen mirë për të hequr papastërtitë dhe për të shmangur dëmtimin e ngjyrës nga furçat. Programet e shtrenjta me dyllë të ngrohtë ose mbrojtje të pjesës së poshtme nuk janë të domosdoshme, por secili mund të vendosë sipas preferencës.
Më e rëndësishmja është kontrolli periodik nga një specialist. Para dhe pas dimrit, dëmtimet e mbrojtjes së pjesës së poshtme mund të zbulohen dhe riparohen, duke eliminuar çdo rrezik nga ndryshku.
/Motilokal.com
