Si parashikohet moti për ditën e mërkurë në Shqipëri

Si parashikohet moti për ditën e mërkurë në Shqipëri

Të mërkurën priten reshje të forta në disa zona të Shqipërisë, sidomos në veri dhe jug. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë rritje të shpejtë të ujërave të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Brenda qyteteve të këtyre qarqeve mund të shfaqen përmbytje të vogla, varësisht nga gjendja e kanalizimeve.

Shirat e dendur pritet të rrisin prurjet edhe në lumenjtë më të mëdhenj si Shkumbini, Semani dhe Vjosa.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C.