Moti të enjten në Shqipëri do të jetë kryesisht me vranësira mesatare e të dendura, me periudha të shkurtra kthjellimesh. Reshje shiu priten që nga orët e para të ditës në shumicën e territorit, me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar deri në mëngjes. Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme, kryesisht në ultësirën perëndimore, me intensitet të ulët dhe vendi-vendi deri mesatar. Në periudha të shkurtra reshjet mund të jenë shtrëngata me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje-lindje mbi 800–900 metra priten reshje bore të dobëta, ndërsa në zonat alpine herë pas here mund të ketë stuhi bore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
