Ujësjellësi "Prishtina" ka një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Ujësjellësi "Prishtina" ka një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton konsumatorët se uji i bardhë që mund të shfaqet në rubinetat tuaja nuk është rezultat i klorit, por vjen nga flluskat e ajrit në rrjet ose turbullira e lehtë që ndodh pas punimeve teknike dhe lëvizjes së sedimenteve në gypa.

Sipas KRU “Prishtina” kjo dukuri është e përkohshme. Uji zakonisht qetësohet pas disa sekondave nëse lihet në një gotë. Ai mbetet i sigurt për përdorim.

/Motilokal.com