Moti të premten në Shqipëri parashikohet pritet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të ditës dhe do të vazhdojnë deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët. Në jug reshjet do të jenë deri mesatare, ndërsa lokalisht mund të ketë shtrëngata të shkurtra. Pas mesditës reshjet do të vazhdojnë kryesisht në qendër dhe në jug, me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve dhe në lartësi mbi 600-800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje priten reshje bore të lehta.
Të shtunën dhe të dielën moti do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira të shpërndara.

/Motilokal.com
