Si parashikohet moti për ditën e premte dhe fundjavë në Maqedoni

Si parashikohet moti për ditën e premte dhe fundjavë në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoninë e Veriut do të mbajë me vranësira e reshje të herëpashershme shiu. Në male, reshjet do të jenë borë, dhe në disa nga vendet më të larta, shi dhe borë.

Të shtunë parashihet të mbajë mot pjesërisht me re. Do të bjerë borë e lehtë në male dhe në lartësi më të mëdha.

Ditën e diel pritet të kemi mot pjesërisht me re e periudha me diell.

/Motilokal.com