Ja ndikimet që hudhra lë në trup kur e hani çdo ditë

Ja ndikimet që hudhra lë në trup kur e hani çdo ditë

Për shumë njerëz, hudhra nuk është thjesht një erëz që rri në dollap. Disa e duan të freskët dhe e grijmë direkt në gatime. Sido ta përdorni, ajo sjell aromë dhe thellon shijen e çdo pjate.

Në thelb, hudhra është një perime, edhe pse prej shumë kohësh përdoret edhe për vlerat e saj shëndetësore. Disa madje e marrin në formë kapsulash si suplement.

Këtu janë disa mënyra se si konsumimi i saj i përditshëm mund të ndihmojë trupin:

Katër përfitime të hudhrës në përdorim të përditshëm

Ul inflamacionin

Hudhra ka antioksidantë dhe përbërës që ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike, përfshirë disa lloje kanceri.

Mbron shëndetin e trurit

Ajo mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies së kujtesës dhe problemeve si Alzheimer. Përbërësit e saj mbrojnë qelizat e trurit nga dëmtimi dhe inflamacioni.

Forcon sistemin imunitar

Antioksidantët e hudhrës mbështesin trupin në përballjen me infeksionet, duke ndikuar pozitivisht në qelizat që mbajnë imunitetin aktiv.

Ndihmon shëndetin e kockave

Hudhra mund të ruajë densitetin e kockave dhe të përmirësojë shërimin e tyre. Kjo është veçanërisht e dobishme për gratë që kanë rrezik më të lartë për osteoporozë.

/Motilokal.com