Pse vetura juaj harxhon më shumë karburant në dimër sesa në verë?

Pse vetura juaj harxhon më shumë karburant në dimër sesa në verë?

Mesatarisht, në temperaturë prej minus shtatë gradë, një veturë konsumon deri në 12 për qind më shumë karburant sesa në pranverë ose verë, kur temperaturat janë rreth 25 gradë.

Ngasja e distancave të shkurtra gjatë dimrit nuk është ekonomike, sepse motori nuk arrin të ngrohet sa duhet dhe konsumi rritet. Sipas HAK Review, motori ka nevojë për kohë që të arrijë temperaturën optimale, ku funksionon më me efikasitet.

Moti i ftohtë ul presionin e gomave, duke rritur rezistencën ndaj rrotullimit dhe konsumin e karburantit. Për këtë arsye, kontrolloni presionin e gomave rregullisht. Ajri i ftohtë është më i dendur se ai i ngrohtë, gjë që rrit rezistencën ndaj ngasjes.

Nëse ka borë dhe akull, rrëshqitja e rrotave gjithashtu rrit konsumin. Ngasja më e ngadaltë deri në 60 km/h mund të ketë një efekt negativ në efikasitetin e karburantit.

Disa këshilla praktike: parkojini veturat në zona më të ngrohta, si garazhet, dhe ngisni sa më shpejt të jetë e mundur pasi ta ndizni motorin, për ta ngrohur më shpejt. Përdorni funksionet e ngrohjes së ulëseve dhe zhbllokimit të xhamave vetëm sa është e nevojshme.

/Motilokal.com