Një aksident zinxhir që përfshiu 45 automjete ndodhi në autostradën ndër-shtetërore I-70, në korsitë perëndimore pranë Terre Haute në Indiana. Shkaku kryesor ishin reshjet e borës që e vështirësuan dukshëm qarkullimin.
Zëdhënësi i Policisë Shtetërore të Indianës, Matt Ames, tha se pavarësisht përmasës së aksidentit, askush nuk u lëndua rëndë. Më vonë ai konfirmoi se të gjitha automjetet e përfshira u hoqën nga rruga dhe se qarkullimi nisi të normalizohej.
Ames u bëri thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm gjatë motit me borë, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ngasin me kujdes, me shpejtësi të ulët dhe me rripat e sigurimit të lidhur.
/Motilokal.com
