Si pritet të zhvillohet moti ditën e mërkurë në Kosovë

Si pritet të zhvillohet moti ditën e mërkurë në Kosovë

Moti të mërkurën në Kosovë pritet të jetë i mbuluar me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu. Pas mesditës mund të hapet për pak, me disa çaste dielli. Në ultësira mund të shfaqet mjegull, ndërsa në zonat malore priten edhe pak reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 5°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com