Bora mbulon sërish zonat malore të Shqipërisë

Bora mbulon sërish zonat malore të Shqipërisë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet e dëborës janë rikthyer në veri të vendit, pa krijuar vështirësi për qarkullimin. Reshje bore janë regjistruar në segmentet Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Dogana Vermosh.

Ekipet në terren po pastrojnë rrugët dhe po shpërndajnë kripë për të shmangur ngricat. Drejtuesit këshillohen të lëvizin me kujdes, të përdorin goma dimri dhe të kenë zinxhir me vete gjatë udhëtimeve në zonat malore ku dëbora është prezente.


/Motilokal.com